Flash News

KRYESORE

Aeroporti nën kontrollin e ushtrisë, Meta kërkon informacion nga Shefi i Shtabit mbi bazën ligjore

Aeroporti nën kontrollin e ushtrisë, Meta kërkon informacion nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi pohon se sapo Meta të ketë një informacion më të plotë, mund të bëjë edhe një reagim publik.

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”, njofton Blushi.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vendosi ditën e djeshme që të çojë ushtrinë në aeroport, pas vjedhjes së 10 milionë eurove në pistën e avionëve, një ngjarje që sipas Presidentit të Republikës, ka cënuar seriozisht sigurinë kombëtare.

Gjithsesi, kryeopozitari Lulzim Basha akuzoi Qeverinë për shkelje të Kushtetutës pasi lëvizja e ushtrisë mund të bëhet vetëm me vendim të Kuvendit dhe pasi të jetë shpallur gjëndja e jashtëzakonshme.

Të fundit