Flash News

KRYESORE

Aeroporti i Vlorës, tre operatorë dorëzojnë ofertën për ta ndërtuar në zonën e Akërnisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se një konsorcium i tre kompanive Cengiz Construction, Kalyon Construction dhe Kolin Construction kanë dorëzuar ofertën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që mendohet se do të ndërtohet në zonën e Akërnisë.

Në reagim thuhet se me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave që do të shqyrtojnë aspektet teknike të propozimit.

Reagimi i MIE

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit, aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do të shqyrtojnë aspektet teknike të propozimit dhe do të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.

Të fundit