Flash News

KRYESORE

"Afat deri të premten...", Kryemadhi i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimet për pragun t’i propozojë mazhoranca, ne i kemi përmbyllur detyrimet

"Afat deri të premten...", Kryemadhi i përgjigjet Gjiknurit:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar zhvillimet e mbledhjes së Këshillit Politik ditën e sotme, në të cilën Gjiknuri i la afat Opozitës së Bashkuar që deri të premten të sillte propozimet për pragun elektoral.

Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Kryemadhi është shprehur se “detyrimet e opozitës janë mbyllur që me nënshkrimin e marrëveshjes së 5 qershorit, dhe se kjo e fundit nuk ka çfarë propozon më pasi propozimi i saj është për lista 100%.”

‘Ne i mbaruam detyrimet tona si opozitë, më 5 qershor i nënshkruam, i dakordësuam ato. Sot administrata publike është totalisht e inkriminuar dhe e politizuar.

Këtu duhet marrë në diskutim shkalla e inteligjencës së personave që thonë që: për ndryshimet kushtetuese që kam bërë unë, më sill ti draftin. Po a duhet ta sillte mazhoranca draftin për ndryshimet kushtetuese, sepse ne si opozitë nuk kemi ndonjë ndryshim kushtetues.

Ne sot do të shkonim sepse Partia Socialiste do të na thoshte çfarë ka propozuar ajo me ndryshimet kushtetuese që ka bërë, si do të reflektohen ato në Kodin Zgjedhor dhe mbi bazë të draftit që do të propozojë ai.

Ai thotë: Ulu bëj ti draftin se si do të bësh 2 të 3-tat e listave të hapura. O zotëri unë e kam çuar draftin që në korrik që jam 100 për qind për lista të hapura.

Ky thotë: Vendos ti pragun! Po nuk i kam bërë unë ndryshimet kushtetuese, i ka bërë ky. Ta sjellë ky çfarë propozon dhe pastaj të vjen opozita ty prapë e gatshme për të thënë për çfarë është dhe për çfarë nuk është dakord. Për të thënë çfarë është kushtetuese dhe çfarë jo’.

Të fundit