Flash News

KRYESORE

"Afati i fundit, sonte në mesnatë", Yuri Kim apel për aplikimet në BKH: Koha për të vepruar

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, se afati i fundit është sot në mesnatë. Kim u bën apel të gjithë personave që kanë interes të dorëzojnë aplikimet pasi aplikimet për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturës “FBI-ja shqiptare”, skadojnë në mesnatë.

 “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Të fundit