Flash News

KRYESORE

Afati i Komisionit Parlamentar drejt përfundimit, Gjiknuri thërret mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore

Afati i Komisionit Parlamentar drejt përfundimit, Gjiknuri thërret

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga 30 Qershori, datë në të cilën skadon afati i Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari i i këtij komisioni, Damian Gjiknuri ka thirrur në mbledhje grupin negociator të Këshillit Politik. Në mbledhjen, e cila është planifikuar për ditën e nesërme, ora 17:00, Gjiknuri i ka kërkuar grupit negociator, të sjellë propozime të shkruara paraprakisht për cdo çështje të të mbetur pezull.

Kjo sipas Gjiknurit bëhet me synimin që së bashku me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes se anëtareve të KQZ, të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor. Kjo sipas Gjiknurit do t’i lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit te afatit.

Të fundit