Flash News

KRYESORE

Afera e naftës ‘virgine’, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Adrian Xhillarin; burg edhe për dy ish-drejtuesit e Doganave

Afera e naftës ‘virgine’, Prokuroria kërkon 15 vite burg

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 15 vite burg për biznesmenin Adrian Xhillarin, për akuzat e “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Xhillari po hetohet në mungesë, pasi ka mundur të arratiset nga Shqipëria.

Lidhur me aferën e naftës ‘virgine’, Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për ish-zv/drejtoreshën e Doganve, Lula Njebza, dhe 3 vite burg për ish-kreun e Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu.

Çështja ndaj tyre nisi pas një denoncimi të kryer nga  Croën Agents në Maj të vitit 2015 në Prokurorinë e Fierit. Ata akuzohen se kanë krijuar një skemë fiktive për zhvendosjen e sasisë së naftës të depozituar, duke i mundësuar kompanisë Tea Construction & Petrol të hedhë në treg në mënyrë të paligjshme, sasinë prej rreth 4.4 milionë litra “naftë virgine” dhe të shmangë detyrimet tatimore të akcizës.

Të fundit