Flash News

KRYESORE

'AFP' dhe 'Digital Journal': Skandali i Tahirit shpërtheu në kohë të papërshtashme për Shqipërinë; Rama është dobësuar

'AFP' dhe 'Digital Journal': Skandali i Tahirit

Agjencia franceze lajmeve, 'AFP' dhe më pas media kanadeze, 'Digital Journal', kanë publikuar një artikull për skandalin ku është përfshirë ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri. “Një investigim ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe lidhjet e tij të dyshuara me trafikantët ndërkombëtarë të kanabisit, vjen në një kohë të papërshtatshme për vendin ballkanik që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kandidat për anëtarësim në bllok që prej 2014-ës, Shqipëria përpiqet të bindë Brukselin për të hapur negociatat në fillim të vitit të ardhshëm. Por, skandali që përfshin Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm deri në mars dhe aleat i afërt me kryeministrin socialit Edi Rama, ka detyruar shtetin të mbrojë histoinë e tij me trafikantët e drogës”, nis artikulli.

AFP shkruan se kryeministri Rama është dobësuar politikisht nga ky skandal, gjashtë muaj pasi fitoi mandatin e dytë.

Në artikull pasqyrohen edhe qëndrimet e mazhorancës dhe të opozitës për këtë çështje, si dhe deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Fshati në Shqipëri ku çdo familje ka dërguar të paktën një fëmijë në Britani. Daily Mail: Është “periferia” më e pashpresë e Londrës

Zv/ministrja shqiptare kritika Britanisë: Po inkurajoni fëmijët shqiptarë të bëhen refugjatë; jeni shumë të butë

Të fundit