Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi ironizon Ramën: Ke kohë të lirë? Merr teserën e partisë dhe udhëto falas me ‘Air Albania’

Afrim Krasniqi ironizon Ramën: Ke kohë të lirë? Merr

Politologu Afrim Krasniqi ka ironizuar veprimin e kryeministrit Edi Rama për të përdorur ‘Air Albania’ si linjë të tijën private. Ditën e sotme, Rama nisi sot drejt Turqisë 100 pensionistë, por pa shpejguar arsyen e këtij udhëtimi.

“S'ke plan të mirë për të kaluar ditën? Ke kohë të lirë? Do të udhëtosh & pushosh falas? Të dalësh në ERTV me bordigard një minister? Merr teserën e partisë, bëj 1 email ose sms shefave të saj, - brenda javes udheto falas në avionin Air Albania për në Turqi! Shqipëria që (s)duam!?”,- shkruan Afrim Krasniqi.

Sipas ekspertëve, fluturimi i një avioni i kushton kompanisë 15 mijë euro dhe deri më tani ‘Air Albania’ me tre fluturime ka shpenzuar 45 mijë euro për programin e kryeministrit Rama. Këto shpenzime mbulohen të gjitha nga taksat e shqiptarëve.

Të fundit