Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi: Në Shqipëri kandidatët zgjidhen në bazë të pasurisë

Afrim Krasniqi: Në Shqipëri kandidatët zgjidhen në bazë

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora duke komentuar temën “Sa na kushton një deputet” deklaroi se pas rënies së vlerave, kandidatët politikë u munduan të fitonin poste nëpërmjet parave. Sipas tij, në shumë zona të Shqipërisë ku nuk ka kandidatë, por diskutohet kush është më i pasur se tjetri, ai e fiton postin.

“Në fillim të viteve 90 nuk kushtonte fushata elektorale dhe kandidati prezantohej deri diku me një program, me një sigël, me një platformë dhe gati me fytyrën e vet, me imazhin dhe me të gjithë shoqërinë, cv e vet.  Në momentin kur vlerat ranë dhe kandidatët me vlera nuk u lejuan të konkurrojnë më për shkak të mendimit ndryshe dhe për shkak të situatës dhe ku liderit politikë kërkuan formula të tjera kompensimi hyri paraja në lojë. Dhe ne jemi dëshmitarë të çdo procesi zgjedhor. Ne pamë që në momentin që liderët politikë, majtas apo djathtas caktuan drejtuesit e enteve publike, në atë kohë ishin energjisë, doganave, tatimeve ata ishin paguesit e parë. Dhe kur ata futën modelin ata krijuan një sistem që secili filloi të imitojë njeri-tjetrin. Dhe sot ka zona në Shqipëri ku nuk ka kandidatë, diskutohet kush është më i pasur se tjetri. Dhe nëse përballë tyre del edhe Anjshtajni po të donte, nuk fitonte”, pohoi Krasniqi.

Studimi i fondacionit gjerman, Westminster për Demokraci (WFD) theksonte se kostoja e një deputeti varion deri në 200 mijë euro ndërsa fushata elektorale e 2017-ës kushtoi 23 milionë euro, nga 1.8 që raportuan partitë politike.

https://www.youtube.com/watch?v=uGnrWl5vS4s

Të fundit