Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi për kërkesat e opozitës: Edi Rama e di që nëse tërhiqet, është tërheqje pa kthim

Afrim Krasniqi për kërkesat e opozitës: Edi Rama e di që

Analisti Afrim Krasniqi nuk beson se vendimi ekstrem i opozitës për të djegur mandatet do të sjellë ndonjë zhvillim pozitiv për sistemin në Shqipëri. Në emisionin ‘A’, në News 24, Krasniqi u shpreh: “Kemi dështuar si sistem politik, çdo zgjidhje do të jetë artificiale dhe e imponuar nga ndërkombëtarët, që do  i japë imunitet liderëve politikë.”

Krasniqi theksoi se vendimi për djegien e mandateve është ftesë për rishikimin e marrëdhënieve qeveri-opozitë.

“Është një vendim ekstrem që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Është më shumë një ftesë për rishikimin e marrëdhënieve qeveri-opozitë. Si dhe një ftesë për faktorin ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas Krasniqit, “nëse Rama tërhiqet, është tërheqje pa kthim, prandaj do të rezistojë” ndaj kërkesës së opozitës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. “Qeveria nuk është më ajo e 2017-ës dhe as opozita nuk është më ajo e 2017-ës”, tha Krasniqi.

Sa i përket protestës së opozitës më 16 shkurt, Afrim Krasniqi tha se organizimi tregoi hendekun e madh që ekziston midis qeverisë dhe qytetarëve.

“Bëhet fjalë për një mbi-pushtet që është i lodhur me mbi-pushtetin dhe nuk punon më. Qëllimi i protestës ka qenë nëse do të vijonte fryma e protestës së studentëve dhe forcimi i lidershipit të opozitës. Në këtë mënyrë, protesta e arriti qëllimin. Ajo që i mungon qeverisë është fryma, shpresa dhe transparenca. Mazhoranca nuk është funksionale dhe nuk arrijnë të artikulohen. Ata imitojnë liderin dhe nuk zhvillojnë diskutime”, u shpreh ndër të tjera Krasniqi.

Të fundit