Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi sheh fundin e Xhafajt si ministër i Brendshëm: Është luftë brenda llojit; shkarkoi nga detyra njerëzit e Tahirit

Afrim Krasniqi sheh fundin e Xhafajt si ministër i Brendshëm:

Analisti Afrim Krasniqi sheh një situatë të vështirë politike për Fatmir Xhafajn pas skandalit të vëllait të tij, Agron Xhafaj. Krasniqi tha në emisionin ‘Tonight’ se Xhafaj është pranë fundit të tij politik si ministër i Brendshëm.

“Edhe deklarimet e palëve kanë qenë paralajmëruese për një akt politik. Unë shoh një situatë të vështirë politike për ministrin e Brendshëm. Unë shoh fundin e tij politik si ministër i Brendshëm”, tha Krasniqi.

Analisti e konsideroi situatën e fundit në qeverinë e Edi Ramës si përplasje brenda llojit, duke qenë se Xhafaj ka shkarkuar nga detyra të gjithë njerëzit e paraardhësit e tij, Saimir Tahiri.

“Është i vetmi ministër na kabinetin qeveritar që po shkarkon nga puna njerëz jo të palës tjetër, por të PS, të ish-ministrit të Brendshëm. Është një përplasje brenda llojit. Opozita ka përfituar në këtë rast dhe kjo është normale”, u shpreh Afrim Krasniqi.

Ekskluzive/ Dorëhiqet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Të fundit