Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi: Shqipëria modeli më i keq në rajon i gazetarisë, ka punonjës në media, jo gazetarë

Afrim Krasniqi: Shqipëria modeli më i keq në rajon i

Pedagogu  Afrim Krasniqi ka deklaruar në emisionin “Arena” se Shqipëria është modeli më i keq në rajon për sa i përket gazetarisë. Ai gjithashtu është shprehur se në vitet ’30 kishte pak gazetarë por të gjithë të lexuar, kurse sot ka punonjës në media por nuk ka gazetarë.

 “Në vitet ’30 kishte pak gazetarë, por kishe elitë, njerëz të lexuar. Kurse, sot kemi kaluar në një situatë krejt të kundërt. Ka punonjës në media, por në Shqipëri tani nuk ka më gazetarë.

Ato figura në vitet ’30, janë personalitet të cilët refuzuan politikën, rrezikuan veten.  Sot, kemi modelin e gazetarit, i cili do të bëhet i famshëm, lidhet me politikanin e radhës e merr postin, reporter, editor, kryeredaktor etj. Shumica e tyre paguhen nga burime informale dhe si të tillë jo vetëm që nuk kanë liri, por nuk kanë as interes për të qenë të lirë.

Sot publiku nuk ka nevojë të lexojë mediat, sepse ato informacione ai mund t’i gjejë kudo, në kafe, rrjete sociale, biseda personale. Ne në Shqipëri më shumë kemi media sesa lajme. Nëse ne krahasohemi me vendet e tjera të rajonit, ne jemi modeli më pak të suksesshme në rajon,”-  ka thënë Afrim Krasniqi.

 

 

Të fundit