Flash News

KRYESORE

Afrimi i zgjedhjeve, Veliaj merr me të mira Ramën: I ka sjellë shumë të mira vendit, do flasë historia

Për vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove elektronike dhje pikave të bastit ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Veliaj shprehet i entuziazmuar teksa thotë se qeverisja e Edi Rama i ka sjellë shumë të mira këtij vendi, e më mirë se ai, për këtë do flasë historia.

“Qeverisja e Edi Rama i ka sjellë shumë të mira këtij vendi, e më mirë se unë, për këtë do flasë historia! Ama, ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin e 2019-ës të Bashkisë së Tiranës pa baste”, shkruan Veliaj.

Mesa duket afrimi i zgjedhjeve vendore, që do të paraprihet nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, ka bërë që kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës të shtojë dozën e vlerësimeve ndaj shefit të tij politik.

 

Të fundit