Flash News

KRYESORE

Afrimi me Ramën dhe a do të dekretojë ndryshimet në Kodin Penal, ja çfarë thotë Ilir Meta

Afrimi me Ramën dhe a do të dekretojë ndryshimet në Kodin

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sinjale se mund të dekretojë ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë dënime për ata që thyejnë karantinën apo përhapin virusin me dashje. Meta u shpreh se në Kodin Penal ka një boshllëk për këtë situatë, ndërsa tha se ai do të flasë kur të njihet me draftin e plotë.

“Ka pasur një boshllëk në Kodin Penal për këtë situatë. Kjo është një situatë e panjohur për ne. Ne shpresojmë që kjo të zgjasë pak javë, por nuk e dimë sepse është një situatë e re për ne. Drafti i parë ka krijuar një reagim në opinionin publik, shoqërinë civile dhe media. Unë do të mbaj një qëndrim publik pasi të vijë drafti përfundimtar”- tha Meta në Open.

Meta ka komentuar dhe ‘afrimitetin’ e tij me Ramën në këtë periudhë. Sipas tij, nuk është një ‘pranverë’ por zbatim i Kushtetutës, ndërsa shton se qeveria duhet mbështetur në këtë situatë.

“Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është konçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj, Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë”- tha Meta.

Të fundit