Flash News

KRYESORE

“Afrohu, me armë”/ Gjykata për lirimin e Martinajt: Një provë e vetme nuk përbën ‘arsye të mjaftueshme’

“Afrohu, me armë”/ Gjykata për lirimin e Martinajt:

Lirimi i Ervis Martinajt nga qelia erdhi pasi, sipas gjykatësit, masa “arrest në burg” nuk i përgjigjet më dyshimeve të prokurorisë drejt tij. A2 CNN ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Tiranës që liroi nga qelia Martinajn, i arrestuar pas ngjarjes së 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Ai akuzohet nga Prokuroria për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, dyshim për të cilin qëndroi në paraburgim deri në 3 maj 2019, kur gjykata e ktheu në liri kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.

Tetë muaj pas ngjarjes, gjykata shprehet se prokuroria ka vetëm një provë kundër Martinajt, sms-në e shkëmbyer mes tij dhe një personi me emrin “Aldo”, ku i shkruan: “Lidhu me çun… Afrohu… Me armë”.  Por sipas gjykatës, me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar më prova të tjera nuk mund të përbëjnë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit.

Sipas gjykatës, rezulton e provuar se Martinaj nuk ka shkrehur armë në ngjarje dhe dëshmitarët nuk e identifikojnë si pjesëmarrës në konflikt, çka zbeh dyshimin se ai ka tentuar të vrasë. Sipas togave të zeza, në gjendjen që janë provat, veprimet e Martinajt në 4 tetor 2018  kualifikohen si fazë përgatitore për veprën penale për të cilën akuzohet, por jo për tentativën e saj.

Të fundit