Flash News

KRYESORE

Agim Canaj: E turpshme kjo që po ndodh me Flamurtarin

Agim Canaj: E turpshme kjo që po ndodh me Flamurtarin

Trajneri Agim Canaj sonte komentoi situatën aktuale të Flamurtarit në emisionin "Pressing" në ABC News. Ai shprehu keqardhjen për atë që po ndodh në Vlorë, sidomos pas dënimit nga FIFA për ngrirjen e merkatos.

“Unë jam vlonjat dhe më vjen keq. Mendoj se është menaxhuar nga bashkia dhe i është afruar titullit me Shpëtim Gjikën. Kalimi te privati tregoi tjetër gjë. Duhet buxhet, trajner dhe shumë elementë të një skuadër futbolli.

Isha atje dhe fola me futbollistë. Ka indiferentizëm total. Kjo është më e keqja. Zërat janë shuar, besimi ka rënë. Deri para pak muajsh besohej se do ndryshonte gjendja, por jo. Marrëdhënia mes kryetarit të Bashkisë dhe administratorit është zero".

Të fundit