Flash News

KRYESORE

“Agim Kajmaku është Jorgo Toro”, Zëri i Amerikës: Gjykata e Janinës e shpalli të pafajshëm, por kjo s’e shpëton dot

“Agim Kajmaku është Jorgo Toro”, Zëri i

Dje, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga selia blu njoftoi se prokuroria ka provuar denoncimin e PD-së për kandidatin socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

“Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike. Vendimi ka mbërritur pak minuta më parë në PD. Rezulton se nga informacioni i marrë nga zyra homologe e Interpol Athinë, nga gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut, ka përputhshmëri me ato të Jorgo Totos. Po ashtu sqarohet se Kajmaku dhe Toto është i njëjti person, nga verifikimet e kryera nga TIMS. Ai është arrestuar dhe ka dalë para gjykatës greke.  Kajmaku nuk deklaroi ndryshimet e emrit ndaj duhet urgjentisht të shkarkohet”, tha Bardhi, duke kërkuar edhe shkarkimin e Kajmakut, nga posti i kryebashkiakut.

Zëri i Amerikës ka pasqyruar këtë ngjarje, duke theksuar se ‘shtatorin e kaluar Gjykata e Janinës në Greqi e shpalli të pafajshëm Jorgo Toton (alias Agim Kajmaku) për akuzën e falsifikimit të parave, por kjo nuk e shpëton dot kryebashkiakun e Vorës, pasi ai nuk e ka deklaruar arrestimin e tij nga autoritetet greke’.

Sipas VOA, ky është rasti i dytë i një kryebashkiaku socialist që vërtetohet se ka fshehur të kaluarën, pas atij të Shkodrës Valdrin Pjetri, ndërkohë që nën akuzë është dhe kryebahkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani.

Të fundit