Flash News

KRYESORE

Agjencia anti-doping goditet nga një sulm kibernetik

Agjencia anti-doping goditet nga një sulm kibernetik

Agjencia anti-doping në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përmban mijëra detaje të testeve të drogës dhe shënime mjekësore të sportistëve, është goditur nga sulmi kibernetik.

“The Independent” ka arritur të zbulojë se stafi i selisë së agjencisë në Londër u thirr në një takim të hënën në mëngjes, ku u informua për këtë shkelje.

Të dhënat e futbollistëve të ‘Premier League’, çiklistëve me profil të lartë dhe atletëve të njohur të Olimpiadës janë në serverat Ukad.

Sulmet e mëparshme në agjencitë anti-doping kanë zbuluar informacione të detajuara mjekësore të disa prej atletëve kryesorë të botës, duke dërguar tronditje përmes sportit dhe komuniteteve gjeopolitike.

Një zëdhënës i Ukad konfirmoi se agjencia kishte qenë objekt i një sulmi kibernetik, por pohoi se ishte i pasuksesshëm dhe se ata besonin se asnjë e dhënë nuk kishte humbur.

Të fundit