Flash News

KRYESORE

Agjencia e Zhvillimit të Territorit kalon nën administrimin e kryeministrit

Agjencia e Zhvillimit të Territorit kalon nën administrimin e

Ka hyrë sot në fuqi vendimi sipas të cilit Agjencia e Zhvillimit të Territorit kalon nën administrimin e kryeministrit. Përpara këtij vendimi, kjo agjenci ishte nën varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Tashmë, Drejtori i Përgjithshëm i AZHT emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra vetëm më urdhër të kryeministrit. Ndërsa, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm, raporton Scan.

Agjencia kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe ka përgjegjësi për të pranuar dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit, organizuar mbledhjet e KKT-së, përgatitur dhe administruar dokumentacionin që shqyrtohet në to.

Të fundit