Flash News

KRYESORE

Agjenda e Pompeos në Ballkan, shuplakë për Ramën dhe Ambasadoren në DC. Në 5 ditë, Sekretari gjen kohë...edhe për liqenin e Ohrit

Agjenda e Pompeos në Ballkan, shuplakë për Ramën dhe

Departamenti i Shtetit ka zyrtarizuar agjendën zyrtare të turit 5 ditor të Sekretarit Mike Pompeo në Ballkan, plus Italinë, Vatikanin dhe Greqinë. Shefi i diplomacisë amerikane do të jetë në Malin e zi ku do të takohet me Presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm. Në Maqedoni do të takohet më Presidentin Pendarovski, Kryeministrin Zaev, dhe "zyrtarë të tjerë të qeverisë", njofton komunikata për shtyp e DASh se ciles i referohet Politiko.al.

Vizita në vendin ngjitur me Shqipërinë bëhet therëse kur z. Pompeo zgjedh të bëjë një 'tur në liqenin e Ohrit', dhe si pjesë e tij të vizitojë Manastirin e Shën Mërisë. Pas Maqedonisë ai 'do të hidhet' në Athinë ku do të takohet gjithashtu me krerët e shtetit grek.

Turin e Pompeos, amerikan me origjinë italiane, e hap Roma dhe Vatikani ku do të takohet gjithashtu me dinjitarë të lartë të të dy vendeve, përfshirë Papën. "La dolce vitta" italiane, një tjetër shuplakë për Tiranë zyrtare, është edhe një ndalesë e Sekretarit në Abruzzo ku do të vizitojë "shtëpinë e paraardhësve".

Më poshtë i plotë njoftimi i Departamentit të Shtetit për vizitën e Pompeos:

Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo do të udhëtojë në Itali, Selinë e Shenjtë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi nga 1 deri në 6 tetor.

Sekretari do të marrë pjesë në Simpoziumin e selisë së Shenjtë për Partneritetin me Organizatat e Bazuara në Besim, ku ai do të mbjajë fjalën kryesore. Ai do të ketë një audiencë private me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun, dhe do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinalin Parolin dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet Arqipeshkvin Gallagher.

Në Romë, Itali, Sekretari do të takohet me Presidentin Mattarella, Kryeministrin Conte dhe Ministrin e Jashtëm Di Maio. Ai gjithashtu do të vizitojë Abruzzon për të vizituar shtëpinë e tij stërgjyshore.

Sekretari do të udhëtojë më pas në Mal të Zi, ku do të takohet me Presidentin Gjukanoviç, Kryeministrin Markoviç dhe Ministrin e Jashtëm Darmanoviç.

Më pas Sekretari do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me Presidentin Pendarovski, Kryeministrin Zaev, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Sekretari gjithashtu do të vizitojë kompleksin e manastirit "Shën Mërisë Shenjtore" Peribleptos ndërsa bën një tur të Liqenit të Ohrit.

Më në fund, Sekretari do të udhëtojë për në Athinë, Greqi, ku do të takohet me Kryeministrin Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Dendias dhe Ministrin e Mbrojtjes Panagiotopoulos.

Të fundit