Flash News

KRYESORE

Agjenda e Tsipras shtyn nënshkrimin e ‘marrëveshjes së fshehtë’ me Ramën; ndryshon data e takimit

Agjenda e Tsipras shtyn nënshkrimin e ‘marrëveshjes së

Mediat greke po raportojnë prej disa ditësh se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje të gjerë për shumë çështje që qëndrojnë të hapura prej dekadash midis dy vendeve. Gjithsesi, kjo marrëveshje nuk i është bërë ende e ditur publikut në të dyja anët e kufirit.

Ditën e djeshme u raportua se kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Edi Rama do të takoheshin në Bruksel, më 28 qershor, për të firmosur këtë marrëveshje, por sipas ‘IBNA’, takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit grek.

Tsipras do të jetë në Bruksel të dielën për të marrë pjesë në samitin urgjent të kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel për çështjet e refugjatëve. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e Francës, Austrisë, Spanjës, Bullgarisë dhe Maltës.

Pas këtij samiti, po në të njëjtën ditë, Tsipras do të niset për një vizitë tre ditore në Londër, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë atje, dhe më 28 qershor do të jetë sërish në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Këshillit Europian, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për negociatat me Shqipërinë.

Për këto arsye, takimi Tsipras-Rama pritet të zhvillohet në 10 ditët e para të muajit korrik.

Sa i përket ‘marrëveshjes së fshehtë’ midis Shqipërisë dhe Greqisë, mediat e vendit fqinj raportojnë se palet kanë rënë dakort për përcaktimin e zonave detare, heqjen e ligjit të luftës, çështjen e minoriteteve, por jo për gjenocidin çam.

Të fundit