Flash News

KRYESORE

Agjenti i Hysajt shfryn ndaj Napolit: Po presim, s'dua dy lojtarë në një rol

Agjenti i Hysajt shfryn ndaj Napolit: Po presim, s'dua dy lojtarë

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, është rikthyer sërish në skenë. Ai ka folur për të ardhmen e lojtarit shqiptar, ndërsa mendon se shkodrani do të ndryshojë ekip në verë. Përfaqësuesi i lojtarit në një prononcim të tij për Radio Kiss Kiss ka deklaruar se ka folur me drejtuesit e Napolit dhe po pret përgjigjen e tyre.

"Kemi folur për situatën e Hysajt, Napoli e di situatën. Ne po presim për një përgjigje, do presim se çfarë mund të na thonë. Ka një dëshirë për të rinovuar kontratën dhe për t'u shitur gjatë verës. Nuk dua të kem më dy lojtarë në të njëjtin rol", - tha Giuffredi.

Të fundit