Flash News

KRYESORE

Agjenti kroat i FIFA-s flet për Modric: Ai do Interin, është rritur duke parë në televizor “Seria A”

Agjenti kroat i FIFA-s flet për Modric: Ai do Interin, është

Së fundmi është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të kroatit Luca Modric te Interi dhe aludimet janë përforcuar edhe nga një deklaratë e Naletilic.

Agjenti kroat i FIFA-s, Marko Naletilic, është shprehur në një intervistë të fundit se Luca Modric herët apo vonë do të luajë në kampionatin italian.

“Nga ajo që kam kuptuar, jo vetëm që Modric ka menduar për një transferim tek Inter, por atij i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në ‘Serie A’ me zikaltërit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendimi im është se ai herët apo vonë do të shkojë në Itali. Si shumë kroatë, ai është rritur duke parë Serie A në televizor”, shprehet agjenti kroat Marko Naletilic për “Tuttosport”.

Të fundit