Flash News

KRYESORE

Agjenti shqiptar gjen pas 6 muajsh në Milano milioneren britanike: Haja në koshat e plehrave

Agjenti shqiptar gjen pas 6 muajsh në Milano milioneren britanike: Haja

Rezultonte e zhdukur prej 6 muajsh, por milionerja britanike u gjet në një park,  pranë një koshi plehrash në Milano, nga një agjent policie me origjinë shqiptare.

Gruaja 55-vjeçare u zhduk në mënyrë misterioze dhe kërkohe nga familja e saj prej kohësh. Ariane kishte studiuar në universitetet më të mira, fliste 4 gjuhë të huaja dhe kishte një punë që çdokush do e donte. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se Ariane ishte një qytetare britanike e lindur në Iran dhe kishte punuar më herët si menaxhere e një agjencie produksioni kinematografik. Ajo kishte ndërprerë kontaktet me familjen në mars të vitit 2017.

Familja kontaktoi një agjenci private hetimi me seli në Itali sepse ajo kishte në Milano shumë të njohur dhe miq.

Agjencia e hetimit drejtohej nga një ish-polic me origjinë shqiptare. Ai kishte luftuar mafien në qytet dhe konsiderohej shumë ekspert dhe karizmatik nga kolegët e tij, shkruan shqip.

Ish-agjenti u vu në lëvizje duke nisur kërkimet vetëm me një foto, por i’u desh shumë kohë që të hetonte pistën e duhur.

Duke pyetur policët, mori edhe të dhënat e para për një grua që jetonte në rrugë dhe që i ngjante shumë Ariane. Pas disa javësh ai e gjeti gruan duke fjetur në një shesh në Milano.

Kur më në fund Ariane u takua me motrën e saj, ajo u shpreh: “Nuk di ta shpjegoj. Ndoshta kam qenë duke ecur dhe më kanë sulmuar e grabitur. Kam rënë në tokë, e kam goditur kokën. Më pas nuk kisha me vete çantën me para, celularin, dokumentet. U dashurova me Milanon. Banorët, kalimtarët dhe vullnetarët më ofruan ndihmë, por unë nuk doja. Ata më jepnin ushqime dhe unë refuzoja. Haja te koshat e mbeturinave që ndodheshin jashtë restoranteve dhe hoteleve”.

Tashmë Ariane i është kthyer normalitetit dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë psikologjike.

 

Të fundit