Flash News

KRYESORE

Agron Duka: 13 tetori nuk realizohet, nuk mund të ketë zgjedhje

Agron Duka: 13 tetori nuk realizohet, nuk mund të ketë zgjedhje

Kreu i PAA, Agron Duka ka deklaruar se 13 tetori, data e dekretuar për zhvillimin e zgjedhjeve lokale nga presidenti, nuk mund të realizohet.

I ftuar në në studion e lajmeve në RTV Ora, Duka tha se zgjedhjet nuk mund të realizohen pasi KQZ refuzoi dekretin e Presidentit.

“Nuk mbahen zgjedhjet në 13 tetor, sepse në fakt u mbyllën të gjitha afatet. KQZ nuk u mblodh, pra 13 tetori nuk realizohet, dekreti i Presidentit u hodh poshtë. Faktikisht ka një dualizëm pushtetesh në realitetin shqiptar. Është ai i mazhorancës që sipas nesh ka kapur të gjitha institucionet dhe nga ana tjetër dekreti i Presidenti që njihet nga opozita. Pra nuk ka tre pole, por dy nëse i quajmë pole, mazhoranca dhe opozita që janë të qëndrueshëm dhe nuk lëshojnë asnjë hap nga pozicionet e veta”, u shpreh Duka.

Nga ana tjetër, aleati i Bashës, hodhi poshtë aludimet se ka një përçarje brenda opozitës. “Nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi opozita në unison e gjitha njeh dekretin e presidentit dhe nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit”, tha Duka.

Të fundit