Flash News

KRYESORE

Agron Duka analizon 2018-ën: Shqipëria mbylli një vit të trishtueshëm

Agron Duka analizon 2018-ën: Shqipëria mbylli një vit të

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, duke bërë një analizë të vitit 2018, thotë se Shqipëria krijoi një situatë të trishtueshme, pasi politika prodhoi një konflikt të riciklueshëm.

“Momentalisht ka një situatë të trishtueshme në Shqipëri. Ajo që të bënë të ndjehesh jo shumë mirë është fakti  se riciklohet konflikti politik. Mbyllja e vitit 2018 jo vetëm në aspektin politik, nuk është e mirë”, u shpreh Duka në rubrikën “Opinion” në News 24.

Kreu i PAA-së u ndal më tej tek reforma zgjedhore për të cilën tha se ka prodhuar një parlament me deputetë të cilën zgjidhen pa vota direkt nga qytetarët dhe se Shqipëria ka një sistem dhe Kod Zgjedhor jo të përshtatshëm.

“Sot kemi në Parlament deputetë pa vota direkte. Nga të gjithë pranohet se është një sistem dhe kod jo i duhur zgjedhor. Partitë e mëdha dakordësohen për kodin zgjedhor. Partitë e vogla janë të paralizuara dhe kërkojë ndryshimin e kodit, sepse njerëzit nuk zgjidhen, por emërohen”, theksoi Duka.

Protestën e studentëve, kreu i PAA-së e ka cilësuar si të drejtë duke shtuar se “kryeministri ka pranuar se ka probleme me tarifat, konviktet dhe me mësimet. Fakti kur ai shprehet se kërkon dialog, do të thotë se disa pika nuk mund të plotësohen dhe prandaj kërkon të dialogojë”.

Të fundit