Flash News

KRYESORE

Agron Duka denoncon paradoksin e qeverisë: Krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon zhvillimin e protestës së saj

Agron Duka denoncon paradoksin e qeverisë: Krijoi Ministrinë e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka denoncuar paradoksin e qeverisë me vendimin për të mos lejuar protestën e diasporës shqiptare, e planifikuar për në 28 dhjetor, përpara Kryeministrisë.

Duka thekson se është kjo qeveri që krijoi Ministrinë e Diasporës dhe tani nuk lejon zhvillimin e protestës së saj.

“Diaspora është një nga forcat më vitale dhe më prodhuese për ekonominë e vendit; për këtë arsye, nuk mund të trajtohen si një grupim i jashtëligjshëm”, shprehet Duka.

Kreu i PAA-së thotë se pavarësisht rezistencëns dhe frikës, askush nuk mund të mbajë peng një popull që po ndërgjegjësohet çdo ditë e më shumë për të drejtat që i mohohen.

Reagimi i plotë i Agron Dukës:

Paradoks! Qeveria që krijoi Ministrinë e Diasporës, nuk lejon zhvillimin e protestës së saj.

Të protestosh është një e drejtë politike po aq e rëndësishme sa vota, prandaj, nuk mund të jepet njëra dhe të mohohet tjetra.

Diaspora është një nga forcat më vitale dhe më prodhuese për ekonominë e vendit; për këtë arsye, nuk mund të trajtohen si një grupim i jashtëligjshëm.

Ky është edhe ilustrimi më i mirë i këtij momenti politik, ku përfaqësimi nuk ka më asnjë vlerë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është forca e kartonëve parlamentarë, të cilët pasqyrojnë ekskluzivisht vullnetin e një grupi shumë të vogël personash.

Megjithatë, rezistenca dhe frika ndaj Diasporës, dhe gjithë forcave sociale që po protestojnë në këtë dhjetor, është në dekikat e fundit. Askush nuk mund të mbajë peng një popull që po ndërgjegjësohet çdo ditë e më shumë për të drejtat që i mohohen. Asnjëherë frika e atyre që luftojnë për të mbrojtur privilegjet e të paktëve, nuk do të fitojë me shpresën e atyre, përherë e më të shumtë në numër, që kanë ende besim se ky vend mund dhe duhet të jetë më i mirë.

Të fundit