Flash News

KRYESORE

Agron Duka: Deputetët e rinj, produkte 'OMGJ'. Me ndryshimin e Kodit, hyj në zgjedhje

Agron Duka: Deputetët e rinj, produkte 'OMGJ'. Me ndryshimin e

Grupet e reja parlamentare që pritet të krijohen në Kuvend me deputetë nga listat e PD-së dhe LSI-së, pasi tashmë janë plotësuar numrat për ta bërë diçka të tillë, për kreun e PAA-së, Agron Duka janë “produkte OMGJ”.

“Ata kanë hyrë si anëtarë të një force politike dhe nuk mund të rrinë aty ndërkohë që forcat që i kanë përfshirë në lista janë jashtë. Por sistemi qendror zgjedhor ka sjellë këtë problem”, tha Duka në emisionin 'Open' në Top Channel.

Por, si do të sillej zoti Duka me kandidatët për deputetë nga PAA-ja, nëse do t’iu jepej mundësia të futeshin në Kuvend?

Ai deklaroi në emisionin “Open” se i ka këshilluar kandidatët për deputetë të partisë së tij të vendosin vetë nëse do të hyjnë apo jo në Parlament. Duka tha se është në një linjë me opozitën, por theksoi që ka vendosur të mos dalë në mitingje, pasi e shikonte veten jo shumë populist.

Duka pranoi gjithashtu se do të hynte në zgjedhje nëse do të ndryshonte Kodi Zgjedhor por, ai theksoi se gjasat janë që të mos ketë kohë për një ndryshim kaq të rëndësishëm ligjor, që kërkon 84 vota në Kuvend.

Për ta bërë të mundshëm këtë ndryshim, sipas Dukës duhet një qeveri tranzitore, teksa i cilësoi deputetët e futur rishtazi në Parlament, në emër të opozitës, si persona që nuk e përfaqësojnë opozitën, pavarësisht se nga qeveria këmbëngulin se ato emra i kanë përzgjedhur krerët e PD-së dhe LSI-së, jo Rama.

Të fundit