Flash News

KRYESORE

Agron Duka dhe Nard Ndoka 'djegin' zyrtarisht mandatet e deputetit

Agron Duka dhe Nard Ndoka 'djegin' zyrtarisht mandatet e deputetit

Nard Ndoka, kreu i PDK dhe aleat i opozitës së bashkuar ka firmosur dorëzimin e mandatit të deputetit.

Shkak për dorëzimin e mandatit disa ditë pas pjesës tjetër të opozitës ishte se ai ndodhej në Bruksel.

Mësohet se sapo është kthyer në Shqipëri, Ndoka ka nënshkruar 'djegien' e mandateve, ashtu siç kishte deklaruar për mediat, ndërsa ndodhej jashtë vendit.

Po ashtu, edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka depozituar sot dorëzimin mandatin, si pjesë e listës vijuese të kandidatëve për deputetë.

Nga radhët e PD, vetëm Myslim Murrizi nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin, ndërsa Rudina Hajdari ka mbajtur deri tani një qëndrim të paqartë.

Të fundit