Flash News

KRYESORE

Agron Duka i vendos kusht Lulzim Bashës “kokën” e Xhafajt: Shkëputem nga opozita nëse nuk largon ministrin

Agron Duka i vendos kusht Lulzim Bashës “kokën” e Xhafajt:

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ka vendosur kusht Lulzim Bashës për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 2019-ës, largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’, Duka tha se opozita duhet të merret tashmë vetëm me një çështje, atë të ministrit Xhafaj. Kreu i PAA-së theksoi se do të shkëputej nga opozita nëse Basha nuk arrinte sukses në largimin e ministrit të Brendshëm.

“Protesta do të vazhdojë deri në fund. Jam anëtar i opozitës dhe kryetar i PAA, nëse opozita këtë radhë nuk arrin atë që i ka vënë qëllim vetes, me të gjitha metodat demokratike, unë jam i pari që largohem dhe nuk e mbështes më këtë opozitë. (Opozita) Ka marrë kauza të tjera dhe nuk ka triumfuar. Në një vend si Shqipëria, nuk mund të jetë ministër i Brendshëm një njeri që ka vëllain të implikuar në trafik droge. Nëse Basha dhe të gjithë anëtarët e tjerë të opozitës, nesër, nuk triumfojmë në këtë luftë, për mendimin tim nuk kanë bërë asgjë. Nuk e di se si mund të shkojnë në zgjedhjet vendore nëse nuk arrijnë të heqin ministrin e Brendshëm. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje. Jo vetëm unë, por edhe pjesë të tjera të opozitës do i shkëputen PD-së nëse nuk arrijnë sukses në këtë betejë që kanë marrë përsipër”, tha Duka.

Të fundit