Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Duka: Jemi përballë një qeverie të lodhur, që nuk i shpëton dot “sëmundjes” së mandatit të dytë
Z.Duka, edhe pse gushti ka prodhuar një sasi jo të vogël ngjarjesh politike, pas pak ditësh fillon zyrtarisht sezoni i ri parlamentar; cilat janë pritshmëritë për këtë “vit të ri” të politikës shqiptare?
Në gjykimin tim, nuk mund të flasim për një sezon të ri politik, sepse në shtator do të gjendemi përballë dilemave të pazgjidhura të vitit të shkuar. Një mazhorancë që vijon të ketë lidhje me krimin, një Reformë në Drejtësi ende të bllokuar, çeljen e negociatave me BE-në ende për t’u fituar, Reformë Zgjedhore ende për ta kompletuar. Me pak fjalë kemi humbur një vit, apo më saktë një vit i është hequr jetës politike shqiptare, diçka e pa tolerueshme po të kemi parasysh gjendjen e vendit. Nga këto premisa, pritshmëritë janë që të nisë sa më parë puna për të tejkaluar ketë ngërç politik, dhe për t’i dhënë një dinamikë tjetër jetës politike. Këtë sigurisht e ka në dorë mazhoranca, e cila deri tani ka kërkuar bashkëpunim vetëm kur ka patur të domosdoshme votat e opozitës, ndërkohë kur është e vetëmjaftueshme vijon moskokëçarëse punën e saj pa dëgjuar asnjë këndvështrim tjetër. Nëse realisht mund të ndodhë diçka këtë vit, besoj se do të vijë vetëm si një dialog që do të udhëhiqet dhe strukturohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë në frymën e diktuar nga procesi integrues në BE.
Këto ditë flitet ndryshime në kabinetin qeveritar, mendoni se ato mund të japin një tjetër impuls qeverisjes?
Kur gjendem përballë situatave të tilla më vjen në mend një shkrimtar italian, Tomasi di Lampedusa, i cili në një vepër shkruan: “Nëse duam që çdo gjë të mbetet siç është, çdo gjë duhet të ndryshojë”. Kësisoj, ndryshimet për të cilat flitet nuk kanë në thelb përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, por të imazhit me qëllim konsolidimin e pushtetit pas një viti të vështirë. Sikurse ka ndodhur me shumë qeveri të tjera, edhe aktualja është nën ethet e sëmundjes së mandatit të dytë, me një rënie drastike cilësie. Jemi përballë një qeveri e lodhur që pjesën dërrmuese të vitit të shkuar e ka kaluar në mbrojtje, në menaxhim krize, pra nuk ka qeverisur dot. Përmirësimi i situatës në të cilën ndodhet vendi, me ekonominë e dobët dhe pa investime të huaja serioze, nuk është më çështje emrash por fryme, dhe atë e përcjell kryeministri. Për të pasur një impuls të ri në qeverisje duhen shpenzuar energji në debatet e mëdha të shoqërisë sonë, si largimi i shqiptarëve, rënia e lindshmërisë, rritja ekonomike, lufta kundër krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me politikën; por, asnjëra prej këtyre çështjeve nuk duket se mund të përmirësohet nën sundimin e kësaj mazhorance, që deri më tani duket problemi dhe jo zgjidhja.
Cili është roli i opozitës në këtë situatë?
Në përgjithësi opozitat, të majta apo të djathta, kanë zhvilluar përherë një rol denoncues; duke ushtruar një presion publik mbi veprimtarinë e mazhorancës. Për tipologjinë e jetës parlamentare që zhvillohet në Shqipëri, ku mazhoranca nëse i ka numrat nuk toleron asnjë dialog dhe nuk pranon asnjë alternativë, denoncimi mbetet arma e vetme. Ky ka qenë edhe roli i opozitës aktuale. Sigurisht kemi patur mjaft material në dispozicion pasi mazhoranca nuk ka qenë aspak e kursyer në prodhimin e skandaleve. Madje, aq të shumta sa shpesh herë nuk kemi kohë të merremi me diçka, pasi del një gjë tjetër e re. Megjithatë, kjo ndjekje hap pas hapi të mazhorancës rrezikon të na lejë pa një strategji afatgjatë. Ndoshta në këtë moment do të ishte e nevojshme që krahas ekspozimit të keqqeverisjes ne të përgatisnim në mënyrë sa më unanime një ekip me anë të së cilit të krijojmë një strukturë të ngjashme me atë që na Angli njihet si ‘qeveria hije’. Duke ndjekur këtë logjikë, meqenëse viti politik në të cilin po hymë është edhe zgjedhor, do të ishte e këshillueshme që të niste sa më parë një konsultim i gjerë brenda opozitës, pse jo edhe shoqërisë civile, për të identifikuar jo vetëm kandidatët për zgjedhjet lokale, por edhe strategjinë politike që duhet ndjekur. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, duhet të jetë detyra e opozitës mbyllja me sukses e Reformës Zgjedhore. Nëse opozita bëhet flamurtare e një sistemi zgjedhor që do të përmirësonte pjesëmarrjen, mbrojtjen e votës dhe qeverisjen e vendit, do të shënonte një fitore të rëndësishme morale. Një shenjë ndryshime që pritet nga të gjitha ato forca që jo vetëm denoncojnë përkeqësimin e jetës tonë demokratike, por hedhin hapa konkrete për ta përmirësuar atë. Kjo është diçka që opozita ka në dorë, dhe duhet ta bëjë.
Cilat do të jenë objektivat e Partisë Agrare Ambientaliste gjatë këtij viti?
Ne si PAA jemi tashmë të qartë për alternativën tonë për qytetarët dhe për strategjinë që do të ndjekim zgjedhjet e ardhshme vendore. Dimensioni i ri i bashkive, në territorin e te cilave përfshihen edhe zonat rurale, krijon kushtet ideale për një parti që në fokusin e saj ka bujqësinë në kuptimin më të gjerë të termit. Në këto zgjedhje ambicia jonë është të kemi këshilltarë bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Po ashtu, në koordinim me aleatët, synojmë të prezantojmë një apo dy kandidatë nën siglën e PAA-së në ato bashki që kanë një karakter të theksuar rural. Sigurisht do të jetë një vit mjaft impenjativ, megjithatë udhëkryqet që shënojnë përditshmërinë e fermerit shqiptar, dhe banorëve të zonave rurale në përgjithësi, kërkojnë një PAA në lartësinë e kësaj sfide. Ne nuk mund të tolerojmë uljen e buxhetit të lajmëruar për Ministrinë e Bujqësisë në tre vitet e ardhshme, me një shifër vjetore që kalon shifrën e një miliard lekë. Për mos të folur për paradoksin e evidentuar nga Banka Botërore, sipas të cilit ne si vendi më bujqësor i Europës, kemi peshën më të lartë të ushqimeve të importuara. Këto janë vetëm dy raste me të cilat opinioni publik është njohur kohët e fundit, dhe sipas nesh tregojnë se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një PAA të fortë për të ngritur zërin e fermerëve dhe për t’i dhënë bujqësisë rëndësinë që realisht ka për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38