Flash News

KRYESORE

Agron Duka krahason ‘opozitën e re’ me OMGJ-të: Hyrja në zgjedhje zvarrit më shumë krizën

Agron Duka krahason ‘opozitën e re’ me OMGJ-të: Hyrja

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka insiston se vendimi i opozitës për djegien e mandateve duke argumentuar se hyrja në zgjedhje mund ta zvarrisë më shumë krizën. Në një intervistë për TV Klan, Duka nuk lë pa stigmatizuar edhe ‘opozitën e re’, për të cilën thotë se është si e modifikuar gjenetikisht.

“Dikur kam qenë skeptik dhe jam shprehur ndryshe se kemi pas tjetër situatë politike dhe opozita ishte në parlament me djegien e mandateve ka krizë të thelle dhe si shërben kurrkujt nëse ne hymë në zgjedhje, ndoshta e zvarrisim me shumë krizën dhe jo e zgjidhim atë”, sqaroi ai duke shtuar:

“Nuk ka nevojë të pyetet Boshard, sepse këto zgjedhje s’janë normale kur opozita reale është jashtë parlamentit dhe ka një opozitë të modifikaur gjenetikisht”, përfundon Duka.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër, që do të jetë e aftë të dërgojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mazhoranca, deri tani nuk kanë shfaqur shenja tërheqje nga qendrimi fillestar, përkundër retorikës mediatike se është e gatshme për dialog.

Të fundit