Flash News

KRYESORE

Agron Duka mesazh Bashës: Alternativën e ke, por organizimi për të marrë pushtetin nuk është i duhuri

Agron Duka mesazh Bashës: Alternativën e ke, por organizimi për

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dhënë disa mesazhe për aleatin e madh, Lulzim Bashën e Partisë Demokratike, të cilit i ka kërkuar opozitë më të fortë. Në emisionin ‘Byro Politike’, Duka mbështeti qëndrimet e gazetarëve në studio, duke theksuar se opozita duhet të përballet me shkeljet e mazhorancës me të gjitha forcat.

“Edhe unë bëhem aleat me ata (gazetarët), duhet të jetë pak më e fortë (opozita). Kreu i bashkisë së Durrësit ka ndërmarrë vendime sipas qejfit të tij sepse nuk ka patur një opozitë të fortë. Ai ka kaq vite që ka flirtur me opozitën dhe ka bërë çfarë i ka dash qejfi. Prokuroria ka bllokuar një pallat në Durrës, ndërsa këtij nuk i ka hyrë gjë në këmbë. Opozita duhet të dalë me të gjitha forcat dhe ta kundërshtojë”, tha Duka.

Këto kritika, tha Duka, ia kam thënë në sy zotit Basha. Ai u shpreh se alternativa e Bashës është mirë, por jo organizimi për të marrë pushtetin.   

“Këto ia kam thënë në sy zotit Basha. Ne kemi bërë nga një status në ‘Facebook’ dhe kaq. Ai bën një ndërtim si Veliera dhe pastaj përmbytet i gjithë Durrësit. Tjetër gjë është alternativa që Basha e ka shprehur dhe tjetër gjë është organimizimi për të marrë pushtetin. Unë mendoj se organizimi nuk ka qenë i duhuri”, u shpreh kreu i PAA.

Debati për opozitën, Edmond Spaho përplaset në studio me gazetarin: Je i painformuar...

Të fundit