Flash News

KRYESORE

Agron Duka për polin e tretë politik në Shqipëri: Një aleancë e ‘njerëzve të thjeshtë’ kundër ‘aleancës së qelbësirave’

Agron Duka për polin e tretë politik në Shqipëri: Një

Për Fotot ku tre krerët e partive jo parlamentare, Agron Duka i PAA-së, Dashamir Shehi i LZHK-së, dhe Ben Blushi i LIBRA janë parë duke drekuar së bashku,  ka folur për “Koha Jonë” kryetari i PAA-së Duka. Ai deklaron se ajo ishte një drekë miqësore por nuk e mohon faktin që folën dhe për situatën politike në vend.

“Dreka me Benin dhe Dashin ishte një takim midis miqsh në të cilën u fol për shumëçka, natyrisht edhe për aktualitetin politik dhe të ardhmen e forcave politike jo parlamentare. Duhet të them se nuk jemi duke përgatitur një pol të tretë, por jemi duke vlerësuar me kujdes dinamikat politike dhe mbi të gjitha jemi duke vlerësuar ngritjen e një platforme për t’i dhënë zgjidhje përfaqësimit të partive të vogla në zgjedhjet e ardhshme.

Si kryetarë partish, por edhe si qytetarë, jemi të indinjuar nga faktet që po godasin çdo ditë opinionin publik. Nëse në 2013 u fol për “aleancën e qelbësirave”, unë do ta quaja bashkimin dhe diskutimet tona si “aleancën e njerëzve të thjeshtë” që duan të mirën e Shqipërisë; dhe më besoni janë shumë si ne.”

Duka foli dhe për akuzat e PD-së se Vangjush Dako është përgjuar duke biseduar me eksponent të botës së krimit, duke thënë se kjo nuk përgjimet dhe skandalet për të cilat po fliten në Shqipëri nuk i bëjnë aspak përshtypje. Duka e krahasoë situatën e ‘përgjimeve ‘ në Shqipëri me atë të Maqedonisë dy vite më parë ku edhe u rrëzua Gruevski.

“Dy vjet më parë, përgjime të paligjshme të zbuluara nga LDSM në Maqedoni, sollën rrëzimin e Gruevskit. Një politikan që ishte i freskët në fitoren e një mandati të tretë dhe me maxhorancë të konsoliduar, por gjithsesi nuk ia doli ta përballonte skandalin. Sot duket se edhe në Shqipëri jemi përballë një skenari të ngjashëm. Personalisht nuk jam aspak i surprizuar nga asnjë nga skandalet që po godasin këtë mazhorancë; nuk po ndodhë gjë tjetër veçse faktimi i akuzave që ne kemi ngritur tanimë prej vitesh. Moralisht jemi përballë një pushteti jo-legjitim. Unë nuk kam nevojë të pres fundin e hetimeve apo ardhjen e dosjeve të tjera nga partnerët ndërkombëtarë. Kam qenë dëshmitar i çdo shkelje që është bërë më votën në Durrës, por edhe në Kolonjë.”

Ndërsa për bashkëpunimin me Bashën dhe Partinë Demokratike, duka u shpreh se është në komunikim të vazhdueshëm me Bashën për situatën  në Shqipëri  dhe se pretë nga PD-ja një përfshirje të të gjithë aleatëve të saj në këtë fazë delikate.

Të fundit