Flash News

KRYESORE

Agron Duka: Zonat më produktive dhe me traditë bujqësore po humbasin identitetin, qeveria ka zgjedhur PPP-të

Agron Duka: Zonat më produktive dhe me traditë bujqësore po

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka renditur disa prej arsyeve pse fermerët e kanë lënë tokën djerrë duke heq dorë nga bujqësia. Duke ju referuar një kronike televizive sa i takon fermerëve të Zadrimës, Duka thotë se kanalet e kullimit të pa pastruara, mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës janë arsyet pse qindra hektarë tokë janë lënë të pa punuara.

Kreu i PAA-së shton më tej se zonat më produktive dhe me traditë të vjetër bujqësore po humbasin identitetin e tyre, duke u kthyer në pellgje mjerimi ku e vetmja zgjidhje është largimi, teksa e mbyll reagimin e tij duke thënë se qeveritë fqinjë kanë zgjedhur fermerët, e jona PPP-të.

Postimi i plotë i Agron Dukës

Fermerët e Zadrimës, me zë e figurë, konfirmojnë edhe një herë problematikat e shumta në sektorin e bujqësisë që i kanë shtyrë të lënë tokën djerrë. Kanalet e kullimit të pa pastruara; mungesa e subvencioneve; çmimi i lartë i naftës janë arsyet pse qindra hektarë tokë janë lënë të pa punuara. Mahatma Gandi dikur ka thënë: “Të harrosh të punosh tokën do të thotë të harrosh veten”. Kjo është e vërtetë më shumë se kurrë për fermerin shqiptar. Zonat më produktive dhe me traditë të vjetër bujqësore po humbasin identitetin e tyre, duke u kthyer në pellgje mjerimi ku e vetmja zgjidhje është largimi. Zgjidhjet e kërkuara nuk janë të pamundura, mjafton të shohim me vëmendje mbështetjen që fermerët marrin në Kosovë dhe Maqedoni. Diferenca është vetëm në vullnetin politik. Qeveritë fqinjë kanë zgjedhur fermerët, e jona PPP-të.

Të fundit