Flash News

KRYESORE

Agron Llakaj: Më larguan nga "Portokallia" për shkak të Ardit Gjebreas, më mbajtën edhe dy rroga

Agron Llakaj: Më larguan nga "Portokallia" për shkak të

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Agron Llakaj ka treguar arsyen e vërtetë të largimit nga portokalli.  Ai deklaron se u bë shkasë një ftesë e Ardit Gjebreas për të marr pjesë si i ftuar te “Kënga Magjike”.  Madje ai shtoi se pasi nuk e pa veten në transmetim ditën tjetër në "Portokalli" mori urdhrin e largimit nga detyra, dhe së bashku me të i mbajtën dhe dy rroga.

“Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova.” – u shpreh Agron Llakaj.

 “Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga”, - e mbylli deklaratën e tij Llakaj.

Të fundit