Flash News

KRYESORE

Agron Llakaj i zhgënjyer me ‘Portokallinë’: Aktorët të talentuar por mosmirënjohës

Agron Llakaj i zhgënjyer me ‘Portokallinë’: Aktorët

Agron Llakaj i cili është dhe moderator i parë i ‘Portokallisë’ duket se pasi ka ikur nga spektakli i humorit nuk ka raporte të mira me aktorët e këtij spektakli.

Në programin “Thumb”  aktori ka thënë se vendosja e kornizave e bënë të pamundur qëndrimin e tij në atë program. Gjithashtu ai ka shprehur edhe rezervat e tij për aktorët që megjithëse janë të talentuar, kanë probleme me mirënjohjen, një ndjenjë shumë e rëndësishme për Llakajn.

Pyetjes së Aulonës, nëse po iu referohej kolegëve të dikurshëm, Llakaj nuk i ka dredhuar aspak duke folur hapur për pikën ku kanë ccaluar marrëdhëniet me ta, pa iu mohuar ndërkaq, vlerat profesionale.

“Ata janë aktorë shumë të talentuar, por nuk kanë një status të mirëndërtuar në aspektin e marrëdhënieve njerëzore. Duhet ta kuptojnë që në raport me njerëzit duhet të jenë mirënjohës. Diferencë nga ata bën veç Florjan Binaj”.

Të fundit