Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj: Autoriteti i Aviacionit Civil kontrollohet nga 'Blue Panorama'; në rrezik jeta e udhëtarëve

Agron Shehaj: Autoriteti i Aviacionit Civil kontrollohet nga 'Blue

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka kritikuar qëndrimin e Autoriteti i Aviacionit Civil që në shumicën e rasteve hesht ose mbron kompaninë porblematike ‘Blue Panorama.

Ai kujton se në vitin fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.

“Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit”, përfundon Shehaj.

Statusi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.

Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.

Të fundit