Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj i përgjigjet Forumit të Dhomave të Tregtisë: Biznesmenët e tenderave sulmojnë protestuesit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra sot nga Forumi i Dhomave të Tregtisë. Një komplot i Kastës kundër Popullit, shkruan Shehaj në rrjetin social Facebook, duke ju referuar deklaratave të bëra nga përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë.

“U bënë te gjithë bashkë, me kuç e me maç, biznesmenët e mëdhenj u vunë sot në krah te Gjyqtarëve, Ministrave, Politikanëve të korruptuar.

Meskinët dhe servilët u bashkuan nën flamurin me sorrë të grabitjes kombëtare. Ky është Kapitalizëm parazit dhe provincial.

Nëpërmjet tij biznesmenët e tenderave, lejeve të ndërtimit, koncesioneve sulmojnë protestuesit.

Pothuajse asnjë prej tyre nuk prodhon një produkt apo një shërbim në treg të lirë dhe transparent. Këta kapitaliste, të hurit e të litarit, në vend që të ulin kokën dhe të heshtin, bëhen me pushtetin kundër të varfërve.

Dihet pse: pronat që mbrojnë tani janë ato që kanë vjedhur dje me korrupsion, forcë dhe servilizëm politik!”, shkruan deputeti Agron Shehaj në rrjetin social Facebook.

Të fundit