Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj krijon Akademi Dixhitale falas për 10 mijë të rinj: Kapni majat, mos u varni nga politika

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka njoftuar se ka krijuar një akademi digjitale e cila do të trajnojë falas çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Shehaj u bën thirrje të rinjve të mos zgjedhin largimin nga vendi duke shtuar se rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.

Sa i takon akademisë dixhitale, deputeti demokrat thotë se mund të regjistrohet kushdo duke nisur nga data 12 nëntor, ndërsa shton se programi synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.

“Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika. Jeni të mirëpritur të kapni majat!”, mbyll Shehaj postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend!

JO DHE JO!

Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi.

Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.

Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.

Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digjitale. Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS.

Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika.

Jeni të mirëpritur të kapni majat!

Të fundit