Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj për ligjin e Call Center: Anomalia nuk ishte ligji italian, por mbështetja që u krijoi qeveria shqiptare

Agron Shehaj për ligjin e Call Center: Anomalia nuk ishte ligji italian,

I ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo” Agron Shehaj kandidati i PD i cili kryeson dhe listën për qarkun e Vlorës ka folur mbi situatën e biznesit të Call center-ave në Shqipëri.

Ligji i fundit i cili u miratua nga qeveria Itiane krijoi jo pak shqetësime te të rinjtë, për të cilët ky është tregu i vetëm i cili mundëson punësim për ta.

Shehaj tha se normativat e vendosura perj shtetit Italian janë krejtësisht normale dhe nuk duhet të shikohen si anomali. Mbështetja që qeveria shqiptare i dha këtij biznesi është problemi i vetëm që shikohet të jetë në një situatë të tillë.

“Çdo shtet krijon normativa më të mira  për qyetarët e saj. Deri në këtë moment ne filluam të përbënim kërcënim për fqinjin. Anomalia nuk ishte ligji italian ishte mbështetja që  duhej ti jepte  qeveria shqiptare. Ky ligj do ta frenojë rritjen, mund ti lërë shifrat ashtu si janë, ose do të zvogëlojë numrin, por nuk mund ti mbylli”-tha Shehaj

Të fundit