Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj për tragjedinë e Selenicës:  Mjerë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri pa Zot e "pa moral"

Agron Shehaj për tragjedinë e Selenicës:  Mjerë ata

Mes reagimeve të shumta, lidhur me tragjedinë e një ditë me parë në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës ëshë renditur edhe deputeti i PD, Agron Shehaj.

Njëherësh deputet i qarkut të Vlorës, Shehaj e krahason ngjarjen, duke sjellë në vëmendje shprehjen e filozofit të njohur  Nietzsche: "Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe jemi po ne që e kemi vrarë. Si do ta ngushëllojmë veten tani?”.

Sipas deputetit, drama vjen për shkak të së mungesës së besimit dhe të vlerave.

Reagimi i plotë:

Kur lexova lajmin rrënqethës të vrasjes së 8 personave për motive të dobëta më erdhi ndërmend një mendim i filozofit gjerman:

"Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe jemi po ne që e kemi vrarë. Si do ta ngushëllojmë veten tani?..."

F. Nietzsche.

Po përcjell shprehjen e Nietzsche jo sepse ndaj të njëjtin mendim, por sepse kjo shprehje shpjegon më së miri dramën e mungesës së besimit dhe të vlerave.

Filozofi i famshëm nuk e ka fjalën që Zoti vdiq "fizikisht", por nënkupton humbjen e besimit të shoqërisë te Zoti dhe te morali i tij.

Vakumi i krijuar nga kjo humbje dhe mungesa e një morali të ri, do jetë një tragjedi për shoqërinë sipas tij.

Mjerë të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri pa Zot dhe "pa moral".

Të bashkohemi në ngushëllime dhe në lutje për t’u siguruar që ajo familje e copëtuar të ndjejë dorën e shoqërisë.

Të fundit