Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj reagon ndaj portaleve: Fake News për të kapur skupin e radhës

Agron Shehaj reagon ndaj portaleve: Fake News për të kapur skupin e

Deputeti demokrat Agron Shehaj ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” në TVKlan, ku foli për jetën në tërësi dhe për përfshirjen në politikë. Shehaj ka reaguar pas lajmin që qarkulloi në mediat online, ku shkruhej se deputeti është penduar që i është futur politikës.

Deputeti demokrat shkruan se në asnjë mënyrë nuk është penduar që ka hyrë në politikë, por që është shumë i vendosur në betejën kundër të keqes që ka kapur vendin. Shehaj shprehet se ky është “FakeNews” nga dëshira për të kapur ca klikime.

Reagimi i Agron Shehajt:

FakeNews! Ose nxitim nga dëshira për të kapur skupin e radhës dhe klikimet që vijnë me të. Ne Asnjë mënyrë nuk jam penduar që kam hyrë në politikë, përkundrazi jam përditë e më shumë i vendosur në betejën kundër të keqes që ka kapur vendin. 

Lufta politike është dhe do jetë shumë e veshtire, jam i vetëdijshëm. 

Po kaq e forte është vetedija ime se ndryshimi i Shqipërisë nuk vjen duke u tërhequr, por duke sfiduar pushtetin e se keqes dhe te keqen në pushtet.

Pertej modestisë, jam krenar për çfarë po bej, jashte cdo interesi personal. Me dëshirën dhe vullnetin që këtë vend te zhbërë nga komunizmi dhe nga pasardhesit e tij aktualisht ne pushtet, unë ti dhe çdo shqiptar vullnetmirë e atdhedashes, ta bejme. Se bashku.

Shpërndaje, është e rendesishme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit