Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj rendit efektet negative të TVSH-së te bizneset e vogla: Jam i gatshëm të ballafaqohem me këdo

Agron Shehaj rendit efektet negative të TVSH-së te bizneset e vogla:

Deputeti demokrat,  biznesmeni Agron Shehaj ka renditur një sërë efektesh negative që do të ketë TVSH-ja e bizneseve të vogla. Ai shprehet se rritja e çmimeve, mbyllja e bizneseve të voga dhe rritja e kostove do jenë ndër efektet kryesore negative. Deputeti i Vlorës fton të gjithë politikanët, por edhe përfaqësues të bizneseve që të ulen dhe të diskutojnë  në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji.

“Përfshirja në skemën e TVSH të bizneseve të vogla do ketë disa efekte të pakontestueshme, më konkretisht:

1) rritjen e çmimeve në masën deri në 20%, sidomos për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime (parukeri, bar, etj.) Rritja e çmimeve do ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

2) penalizim deri në mbylljen e bizneseve të vogla. Si pasojë e rritjes se çmimeve bizneset e vogla do vuajnë më shumë konkurrencen e bizneseve të medha të cilat do avantazhohen nga ky ligj.

3) ‎rritja e kostove te bizneseve të vogla për efekt të përmbushjes së procedurave tatimore të TVSH.

Këto janë vetëm disa nga efektet negative. Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta.

Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji”, shkruan Shehaj në “facebook”.

 

Të fundit