Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj sqaron votimin në komision: Jam pro aeroportit të Vlorës, por jo marrëveshjes korruptive. Në seancë votoj kundër

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka sqaruar votimin në Komisionin e Ekonomisë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Duke theksuar se është pro ndërtimit të aeroportit, pasi kjo do të ndihmonte ekonominë e qytetit, Shehaj thekson se do të votojë kundër marrëveshjes në seancën e Kuvendit pasi e konsideron aferë korruptive.

Ai shprehet se është totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve. Sipas Shehajt, një aeroport i përmasave të tij të Vlorës nuk e kalon shifrën 25 milionë euro, ndërkohë që qeveria e Edi Ramës do e ndërtojë nëpërmjet një koncesioni prej 100 milionë euro.

Reagimi:

KËTA DO VAZHDOJNË TË VJEDHIN ASHTU SI KANË VJEDHUR DERI TANI!

Këta do vazhdojnë të vjedhin ashtu si kanë vjedhur deri tani. Pasi u ben milionera me shpikje të panevojshme si checkup-i, tani do vjedhin me një aeroport prej 100 milion, pavarsisht se turizmi në jugun e Shqipërisë ka nevojë të jashtëzakonshme.

Vota ime ishte Pro Aeroportit dhe jo aferës korruptive.

Ju kerkoj ndjesë të gjithë qytetareve të Vlorës dhe demokratëve që mund të jenë lënduar nga ky keqkuptim. I siguroj se vota ime në seancë plenare do të jetë kundër kësaj aferë korruptive.

Jam totalisht kundër mënyrës sesi do ndërtohet sepse është qartësisht e lidhur me synimin e kësaj qeverie për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Një aeroport që iu përgjigjet nevojave të këtyre përmasave, nuk e kalon shifrën 20-25 milionë euro. Qeveria ka planifikuar ta ndërtojë me 100 milionë euro për të cilat do paguajnë shqiptarët nëpërmjet tarifave të larta që do ketë aeroporti.

Por, dëmi më i madh nuk është ky! Nuk janë 75 milionë eurot, sepse me këtë jemi mësuar. Por, penalizimi që vjen nga fakti që aeroporti nuk do jetë në pronësi të shtetit. Qeveria nuk do mund t’i përdorë tarifat aeroportuale për të tërhequr turistë.

Shumë vende turistike që kanë në pronësi aeroporte, i ulin tarifat deri në zero dhe bëjnë presion mbi kompanitë ajrore loë-cost për të futur linja ajrore. Këto aeroporte heqin dorë nga fitimi prej 10-20 euro/pasagjer në këmbim të harxhimeve prej mesatarisht 100 euro/ për person që bëjnë turistët në ekonominë lokale (hotel, restorant, transport etj.)

Pra, nëse aeroporti do të bëhej me koston reale, pa vjedhje, e financuar me buxhetin e shtetit, qeveria do mund ta përdorte për të ndihmuar realisht turizmin dhe ekonominë vendase. Nëse pyesni veten, si është e munduar që Shqipëria me një pasuri natyrore të këtij lloji, është kaq larg mirëqenies të vendeve si Greqia dhe Italia, kjo është arsyeja.

Sepse ne gjërat i bëjmë në interes të Ahmetajt, Gjiknurit e oligarkëve miq të Edi Ramës si Sinan Idrizi, e jo në interes të shqiptarëve.

Të fundit