Flash News

KRYESORE

Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Rimore në mbrojtje qentë e sigurimit, merr përgjegjësitë

Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Rimore në mbrojtje qentë e

Agron Tufa, ish drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit reagoi pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama se ndaj tij nuk ka konspiracion dhe se kudo ka njerëz që kërcënojnë, madje edhe vetë kryeministrin.

Në Facebook Tufa shkroi se personazhe si Gramoz Ruçi, Taulant Balla apo Edi Rama kërcënohen, por ai dhe familja nuk janë në postet dhe nuk kanë fuqitë e tyre.

“Ne dhe familjet tona nuk kemi imunitet, nuk i kemi me vete ushtrinë, policinë, sigurimsat, gjykatat, bandat, pasuritë, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramatizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të "qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësisë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.

Si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t'i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!”, shkroi ai.

Tufa kërkon nga kreu i qeverisë të marrë përgjegjësitë.

“Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t'i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!”

Të fundit