Flash News

KRYESORE

Agron Tufa publikon dokumentet ku tregohet se si Spartak Braho dënoi minorenin për tradhti ndaj atdheut

Agron Tufa, ish drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar dokumente, ku ai akuzon deputetin socialist Spartak Braho se ka dhënë dënime me vdekje, madje ka dënuar politikisht edhe minorenë.

Sipas Tufës, i cili është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil në Zvicër pasi i kërcënohet jeta, deputeti në Komisionin Ligjeve është një xhelat, që ka firmosur dënimin me vdekje të minorenit Gjergj Hani.

 

 

“Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidiale në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcënon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdekje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma "Hapu dhé të futem!"”, shkroi Tufa në profilin tij në Facebook.

Ai theksoi se sikur vetëm një sekondë ta imagjinonte veten "spartak", në gjysmën e dytë të sekondës do ‘ia kishte hequr rrufeshëm vetes në sheshin "Skënderbej".

“Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani. Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot "bën Ligjin". Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes "O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”

Të fundit