Flash News

KRYESORE

Agron Tufa publikon dokumentin e ’84-ës: Spartak Braho urdhëroi dënim me vdekje

Pas përplasjeve gjatë ditëve të fundit kur, deputeti i PS, Spartak Braho propozoi shkarkimin e Agron Tufës nga posti si Drejtor i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ky i fundit ‘hakmerret’  duke i publikuar një dokument të vitit 1984.

Sipas këtij dokumenti, Spartak Braho, në atë kohë gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH , sot deputet i PS, ka urdhëruar një dënim me vdekje.

“Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:

a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;

b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka "strehuar kriminelë" me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste”, shkruan Tufa, ndërsa më poshtë publikon edhe dokumentin në fjalë.

Të fundit