Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Tufa publikon dokumentin: Kush ishte ish-sigurimsi me pseudonimin ‘cigarja’, sot personalitet i lartë i PS
Nga Agron Tufa
SHKËLQIMI VERBUES I “CIGARES” DHE QEFINI I TYMIT TË TIJ
I
Duket se kazanët me plehra më toksike të historisë komuniste përcaktojnë tashmë nivelin dhe cilësinë e demokracisë shqiptare, cilësinë e lirisë sonë dhe rrjedhimisht, aspiratat tona për të ardhmen. Si qe e mundur që dolën nga bimsat më të flligështa këto personazhë të errët?
Këto ditë sërish flitet për atë “shpesëri nate” që vjen nga e kaluara dhe sundon jetën tonë.
Flitet për “Cigaren” me shpotitë e merituara, për “Yllin” e për fantazma të tjera të komunizmit.
E keqja është se ata nuk janë fantazma, por pushtete reale, vampirë që realisht po i thithin gjakun atdheut tonë të drobitur, duke i kallur në gjak ndotjet dhe helmin që shpërndajnë. Është e papërfytyrueshme, për shembull, karriera e “Cigares” në demokraci. Për ata që nuk e dinë se kush është “Cigarja”, po ua heqim merakun: është kreu më i lartë i një pushteti legjislativ për një republikë, ndryshe – krytari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, shoku Gramoz Ruçi.
Mbase shumëkush e di faktin, se Ruçi ka qenë ministri i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshmë të diktaturës komuniste mbi të cilin rëndon urdhëri i vrasjes së katër heronjve të demoracisë me 2 prill 1991 para godinës së Komitetit të PPSH në Shkodër. I bie që të ketë qenë dhe ministri i fundit i brendshëm i diktaturave komuniste në krejt Europën Qëndrore dhe Lindore. Por jo vetëm që nuk u ndëshkua për krimet e tij, po përkundrazi, bëri karrierën më të paimagjinueshme për këto 30 vite “demokraci”, deri në Olympin e Parlamentit sot! A ka delir më të madh e më të sëmurë se ky? Epo i lumtë…!
Por, për ata që nuk e dinë, duhet shtuar dhe ky fakt, që shoku Gramoz Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të shtetit gjatë kohës kur ka qenë arsimtar në Tepelenë. Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH me 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH të Tepelenës. Kuptohet dhe nuk është aspak çudi, që gjithë tejngopja e institucioneve më të larta të shtetit me ish-oficerët e lartë të Sgurimit është bërë nga një i ngjashëm, koleg e ish bashkpunëtor i tyre.
Mos u habitni. Të luftosh e të denoncosh krimet e komunizmit dhe dominimin e Sigurimit në institucione, për t’ia raportuar shokut Gramoz dhe vëllezërve të tij të Sigurimit, thoni si të doni, është akt kuraje, por dhe rreziku, për sa dihet, se meqë ai vetë i ka sjellë dhe i ka riveshur me pushtete të larta, nuk e ka aspak problem të t’i ndërsejë, të të bëjnë gjëmën. Dhe shko pastaj ti e ankohu në Policinë e shokut Gramoz, në Drejtësinë me gjykatat dhe prokurorinë e shokut Gramoz e mallko mandej gjithçka për fatkeqësinë… Si do të ishin sjellë vallë institucionet demokratike të Europës me një ekzemplar të tillë?
Por ajo që më trondit është fakti i paabstragueshëm, që në Shqipëri ekziston një institucion që përgjigjet për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSH): a ka marrë mundimin vallë ky institucion që t’i denoncojë publikisht në rrugë zyrtare dhe në media këto implikime me Sigurimin të “Cigarës”, “Yllit” (Servet Pëllumbi) e të tjerëve?
Sepse ai është bash thelbi i punës së tyre për të cilin paguajmë taksa dhe jo dosjet e dhëna nën dorë të shkrimtarëve klasikë antikomunistë shqiptarë për t’i manipuluar. Nëse ankohen me faktin se dosjet për këta levendë e azganë të tmerrit komunist janë zhdukur (që ka mjaft gjasë), atëherë në dijeninë time AIDSSH ka nën administrim edhe fondin e dosjeve të Komisionit “Mezini”, prej të cilit është marrë dhe ky dokument i mëposhtëm, i cili ka dhe pseudonime të tjera, përveç “Cigares”.
Mënyrën se si mbijetuan “Cigarja”, “Ylli” e të tjerë na sqaron skrupulozisht studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi në një prej postimeve të tij më të çmuara që meriton t’i referohesh sa herë flitet mbi këtë temë:
Ligje për njerëz të veçantë dhe jo për kategori njerëzish
Ligji nr.8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, pësoi ndryshimin më të madh me ligjin nr.8220, datë 13.5.1997. Gjatë tryezës së partive politike, opozita e majtë, imponuese në pranverën e vitin 1997 vuri kushte të hyrjes së saj në zgjedhje edhe ndryshimet e ligjeve të nr.8001 të antigjenocidit dhe ligjit nr.8043 të lustracionit.
Te ligji nr.8043, u ndryshua neni 2, duke hequr ndalimet për anëtarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë vendorë të PPSH-së, anëtarët e qeverisë, Këshillit Presidencial, kryetarin e Gjykatës së Lartë, prokurorin e përgjithshëm, deputetët; hetuesit, prokurorët, gjyqtarët e ndihmësgjyqtarët e proceseve politike speciale.
Kategoritë e vetme që u ndaluan të kandidonin ishin oficerët e bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe dëshmitarët rëndues të gjyqeve. Duke pasur parasysh se dy figura të larta të PS-së, përkatësisht “Ylli” (që figuronte në regjistrin e agjenturës pasive) dhe “Cigarja”, kishin marrë vendime negative nga komisioni i figurës, por duhej të ishin në politikë, u vendos që “ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, si dhe denoncuesit dëshmitarë në dëm të të pandehurve në proceset politike”, nuk ndëshkoheshin në rast se nuk kishin aktivitet “në 20 vjetët e fundit”.
Periudha 20 vjeçare ishte fiks mbyllja e aktivitetit me Sigurimin e “Cigares”. Në këtë mënyrë “Ylli” dhe “Cigarja” vazhduan të jenë në politikë, madje ta shohin politikën nga maja legjislative. Lustracioni vijoi të kërkohej vetëm te njerëz të parëndësishëm, madje të ishte më qesharak se kurrë. Ndryshimet në fjalë u votuan me debate e pakënaqësi me 48 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim. 25 deputetë nuk morën pjesë në votim.
(Pjesë nga studimi “Lustracioni dhe arkivi për të në Shqipëri”)
II
Demokracia që kujtuam se fituam me shembjen formale të komunizmit ka qenë një përrallë bajate e turmës naive. Në fakt ka qenë e vazhdon të jetë më shumë se kurrë sot një jerm i vjetër absurd. Restaurimi i enverizmit me figurrat më të errëta e gjakatare ka prekur apoteozën më të shëmtuar, më të turpshme, sepse enveristët tashmë, prej shumë vitesh kontrollojnë të gjitha pushtetet.
Ky gram i keq, kjo bimësi helmatisëse u harbua e u harlis me ardhjen në pushtet të ish partisë së punës (partia socialiste) dy herë (përkatësisht me 1997 dhe 2013) me të gjitha lidhjet gjenetike me nëntokën enveriste. Në këto kushte kauzat për drejtësi dhe dënim të krimeve të komunizmit janë një shaka tejet e ekzagjeruar. Jo se këto krime nuk po denoncohen çdo ditë nga një grusht njerëzish kryesisht pa pushtet politik, por ky denoncim i hapur, përveçse nuk e ndryshon gjendjen, shndërrohet në rrezik, deri dhe ekzistencial, për vetë një grusht individësh me kurajë civile që po bartin tash sa kohë këtë kauzë.
Dominimi i pushtetit politik e administrativ të enveristëve, oficerëve të sigurimit komunist, kapja e instancave më të larta të Drejtësisë nga simahorët dhe pjellat monstruoze të diktaturës, trashëgimtarët e regjimit të djeshëm – i gjithë ky establishment enverist kontrollon jetën tonë nga parlamenti dhe shtririhet si mtastazat e kancerit në çdo aspekt të jetës sonë shoqërore.
Kjo racë bastarde pa pikë morali prodhon në seri dhe adeptët e korrupsionit, mafies, trafikut ndërkombëtar, i ndihmuar fuqishëm nga propaganda qeveritare e mediatike. Nuk duhet të habitemi më, se pse në atdheun tonë vazhdon të dendësohet atmosfera mbytëse e një muzg të palëvizshëm varrezash, dëshpërimi social dhe humbja e shpresës se mund të ndërtohet jetë normale njerëzore në atdhe.
Rezultatin tashmë e dini: sa qytetarë shqiptarë janë jashtë dhe sa të tjerë përpiqen dëshpërimisht ta lënë Shqipërinë. Këtij qorrsokaku do t’i shkonin vargjet e Atë Gjergj Fishtës:
“O Perëndi, a ndjeve?/Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,/E Ti rri e gjuan me rrufe/ Lisat n’për male kot…”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38