Flash News

KRYESORE

Agron Tufa pyet publikisht Spartak Brahon: O lumëmadh që na shet moral, a je proceduar nga Gjykata e Lartë në vitet '80?

Ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i cili u largua në Zvicër me familjen, ku ka kërkuar azil politik ka replikuar sërish në distancë me deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho.

Përmes një postimi në Facebook Tufa e quan Spartak Brahon “lumëmadh që shet moral”, teksa i drejton pyetjen:

‘A je proceduar si gjyqtar disiplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsifikim dosjeje?’

Postimi i Agron Tufës:

“Një pyetje “Moralistit” Spartak Ibrahim Braho

O lumëmadh që na shet “moral” edhe më shumë se klerikët, a mund të na përgjigjesh thjeshtë e bukur: a je proceduar si gjyqtar disiplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsifikim dosjeje dhe si u mbyll ajo punë?

Të fundit